Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pioli jep lajmin e mirë sa i përket transferimeve

Gazeta10
19 January 2024 - 16:07

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli pranon se kuqezinjtë po ‘punojnë’ për një mbrojtës të ri në janar dhe mund të kenë nevojë për një mesfushor qendror pas largimit të Rade Krunic.

Milani e ka mirëpritur tashmë Matteo Gabbian që u kthye nga huazimi i tij te Villarreal dhe nënshkroi Filippo Terracciano nga Hellas Verona këtë muaj, por ata mund të marrin më shumë lojtarë të rinj në afatin kalimtar të dimrit.

“Ndonjëherë dëshpërohem me ekipin”, Xavi pranon acarimin me lojtarët e BarcelonësVizitoni FASAL sot në ditën e fundit të Swissbau 2024!Kurti në Davos: Kosova, storie suksesiNjë këndvështrim ekonomik për Vëllain e Madh!OBRM-PDUKM: Edhe pas dy javësh ende nuk ka zgjidhje për sulmin në M-NAV

Pioli ka thënë në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme se kuqezinjtë po punojnë për të sjellë më shumë lojtarë në San Siro në janar, duke filluar me një qendërmbrojtës.

“Po, vendimet tona nuk ndryshojnë dhe klubi po punon për këtë. Kanë mbetur edhe dy javë”, ka thënë fillimisht Pioli në konferencë.

Trajneri i lindur në Parma shtoi se Milani ka nevojë për një mbrojtës “të kompletuar”.

“Në mënyrë që të luash për Milanin, duhet të jesh i kompletuar, të jesh në gjendje të mbrohesh, të ngrihesh nga prapa dhe të përfshihesh në lojën sulmuese”.

“Ne kemi nevojë për një lojtar të fortë dhe solid me karakteristika të rëndësishme.”

Pioli konfirmoi se Milani gjithashtu mund të nënshkruajë një mesfushor qendror këtë muaj.

“Mendoj se ka një shans për të bërë diçka në treg. Pobegën e kemi humbur prej kohësh. Bennacer është në AFCON dhe Krunic është larguar. Mund të ketë një shans për një përforcim, por kjo varet nga mundësitë”, përfundoi trajneri italian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.