Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pjesa metalike e Kullave Binjake dërgohet në Pejë (VIDEO)

Gazeta10
10 September 2022 - 19:03

Raporti: Saranda Aliu

“Rotary Club Peja”, me përkrahjen e Ambasadës Amerikane dhe Kampit Bondsteel, do të ndërtojë Memorialin “11 Shtatori” në Pejë në nderim të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001 në Neë York. Marinsat amerikanë bashkë me Gradën Ceremoniale të Kosovës, përcollën me nderime më të larta për në Pejë, një pjesë të metaltë të Kullave Binjake të dhuruar nga departamenti i zjarrfikësve të Neë Yorkut. Organizatorët thanë se ky memorial është si një pikë uji në krahasim me të mirat që kanë bërë amerikanët për shqiptarët.  

Këtu ruhet një copë metali që ka ardhur nga Neë York-u.

Nuk është xehe e zakonshme, por pjesë e rrënojave të Kullave Binjake, e cila do të vendoset në Kosovë.

Kjo po bëhet në nderë të rreth tre mijë viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001.

Iniciues i kësaj ideje ishte afaristi Nehat Devolli, derisa organizatorët treguan karakteristikat e këtij memoriali.

E përcjellur me nderimet më të larta nga Marinsat Amerikanë dhe Grada Ceremoniale e Kosovës, pakoja e mbështjellur me flamurin amerikan u nisë nga Fushë Kosova për në Pejë.

Aty e priste pronari i kompanisë së Mermerit dhe Granitit, Elsa Group, i cili u shpreh i lumtur që sa do pak t’ia kthejnë amerikanëve të mirat.

Pas palosjes së flamurit amerikan, pakoja që përmbante një pjesë të metaltë të Kullave Binjake iu dorëzua përfaqësuesve të kësaj kompanie.

Ndërkaq, të dielën do të bëhet përurimi i memorialit “11 shtatori”, në qendër të Pejës. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.