Dy persona janë plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri brenda një dyqani në “Kodrën e Trimave”, raporton Gazeta10.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Agron Borovci.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Boroci ka shtuar se janë arrestuar dy persona lidhur me këtë ngjarje.
“Rreth orës 19:45, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur brenda një dyqani dhe për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri. Dy persona janë arrestuar nga policia nën rrethana që ndërlidhen me ngjarjen, ndërkaq vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në rast si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha ai për Gazeta10./Gazeta10