Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagoset me armë zjarri një person në Gjilan

Gazeta10
24 December 2023 - 19:02

Një 33-vjeçar është plagosur sot rreth orës 13:10 në fshatin Gadish të Gjilanit. Viktima është dërguar për trajtim në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani ka thënë që sot, me datën 24.12.2023 rreth orës 13:10 kemi pranuar informacion se fshatin Gadish, komua e Gjilanit një person mashkull kosovar i moshës rreth 33 vjeçare është plagosur me armë zjarri.

Sipas njoftimir viktima është duke marrë tretman mjekësor në qendren emergjente të spitalit rajonal në Gjilan dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, po ashtu është konfiskuar një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, tha Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.