Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagosja e tre personave në Bielefeld, vëllai i boksierit Besar Nimani medias gjermane: Nuk isha unë

Gazeta10
26 February 2025 - 22:07

Nga të shtënat me armë ditën e sotme në Bielefeld të Gjermanisë mbetën të plagosur tre familjarë të personit të dyshuar për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. Lidhur me rastin është prononcuar vëllai i Nimanit, Berati, i cili ka thënë se nuk ka lidhje me plagosjen e trefishtë.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë “Westfalen-blatt.de”, përmes një telefonate.

Mediumi gjerman shkruan se Berat Nimani, vëllai i ish-boksierit profesionist të vrarë Besar Nimani, pretendon se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin që u krye të mërkurën pasdite (26 shkurt) në Bielefeld ndaj të afërmve të vrasësit të dyshuar të vëllait të tij. Ai e ka shpjeguar këtë në një lidhje telefonike.

Berat Nimani është deklaruar, “nuk isha unë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.