Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagosja me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë, dy të dyshuarit ikën nga vendi i ngjarjes

Gazeta10
22 February 2025 - 8:41

Një person ka mbetur i plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri mbrëmë në lagjen “Dardania” të kryeqytetit.

Dy persona dyshohet se e kanë plagosur një taksist, të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Sot përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka  njoftuar se dy të dyshuarit e këtij rasti kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rr. Isa Boletini Prishtinë 21.02.2025-19:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK. Sipas dëshmitarëve, të dyshuar janë dy persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Burime të Reporteri.net kanë bërë të ditur se viktima i ka thënë policisë se të dyshuarit kanë qenë të veshur me rroba të zeza dhe kanë pasur në kokë kapele.

Edhe nga QKUK kanë folur për gjendjen e të plagosurit.

Shefi dhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, ka thënë për RTK-në se në orën 20:20 kanë pranuar në klinikë një person i cili është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Çitaku ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas doktorit, atij i janë pastruar katër plagët që ka marrë nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.