Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Plagosja në Shtërpcë, Mehaj: I përfshirë në rast edhe një pjestar i FKS-së

Gazeta10
06 January 2023 - 20:29

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se në plagosjen në Shtërpcë, i përfshirë në rast është edhe një pjestar i FSK-së, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se i njejti do të trajtohet në bazë të rregulloreve në fuqi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Më tej, ai ka shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur.

Mehaj ka uruar për shërim të shpejt të plagosurve ndërsa ka thënë se ministria që ai drejton dhe FSK-ja do të mbeten të përkushtuar për t’u shërbyer të gjithve pa dallime.

Këtu keni postimin e plotë:

“Të dashur qytetarë,

Tani u njoftova se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë. Shpreh keqardhjen më të thellë për atë që ka ndodhur në Shtërpcë. Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin.

Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.