
Protesta e serbëve në sheshin Car Lazar në Mitrovicën e Veriut e cila pritet të fillojë në orën 12:00 po afron raporton, Gazeta10.
Tashmë po shihet një numër më i madh i protestuesve atje si dhe po dëgjohet edhe muzikë në videon e Kanal10 direkt nga Mitrovica e Veriut.
Kjo protest po vjen pasi dje pasdite Lista Serbe ka njoftuar për tërheqjen nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës.
Në këtë protestë serbët pritet t’i paraqesin tri kërkesa të tyre, që janë pezullimi i vendimit për targat, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe caktimin e një komandanti serb të policisë rajonale në veri. / Gazeta10