Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Po bënin gara shpejtësie- Policia gjobit dhe ua merr lejen e vozitjes katër shoferëve në Gjakovë

Gazeta10
12 March 2024 - 14:16

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka identifikuar katër automjete në rrugët “Adem Jashari” dhe “Bujar Boka” të cilët po bënin gara shpejtësie me njëri-tjetrin.

Ndaj këtyre ngasësve janë ndërmarrë masa bazuar në ligjin për trafikun rrugor, ku tre prej shoferëve janë dënuar me nga 150 euro gjobë, ndërsa një tjetër me 300.

Komunikata e plotë:

Bënin gara shpejtësie, ndërmerren masa ligjore ndaj ngasësve të automjeteve

Me qëllim ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është duke vazhduar me aktivitete policore me qëllim parandalimin e aksidenteve të trafikut, identifikimin e kundërvajtësve, në veçanti identifikimin dhe parandalimin e organizimit të garave të shpejtësisë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë me datën 11.03.2024 kanë identifikuar dhe ndalur katër automjete në rrugët “Adem Jashari” dhe “Bujar Roka”, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie, me ç’rast kishin bërë edhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut. Ndaj këtyre ngasësve janë ndërmarrë masa bazuar në ligjin për trafikun rrugor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.