
Në vazhdën e përplasjeve mes Sami Lushtakut të PDK-së, dhe Dejona Mihalit të VV-së është përfshirë edhe ish-deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku. Sipas tij deklaratat e Mihalit të VV-së janë sulme ndaj figurave të luftës, kryetarit të Prishtinës dhe opozitës, që siç thotë ai janë ofendime të qëllimshme që të dëmtojnë bashkëpunimin me opozitën.
Krejt kjo sipas Sadikut tani që Kurtit “iu kthye apetiti për pushtet absolut” gjatë numërimit të votave të diasporës.
“Pas rezultateve në Kosovë, me 42.9%, Kurti e kuptoi se nuk mund të vazhdonte me bllokadë. Shpalli fitoren dhe deklaroi se do të bashkëpunonte me opozitën. Me numërimin e votave me postë, iu kthye apetiti për pushtet absolut, ose alternativisht për bllokadë dhe zgjedhje të përsëritura. Pikërisht në këtë kontekst duhen parë edhe deklaratat e Dejones sot: sulme ndaj figurave të luftës, ndaj kryetarit të Prishtinës dhe ndaj opozitës. Ofendime të qëllimshme që dëmtojnë çdo mundësi bashkëpunimi apo zgjidhjeje. Kjo nënkupton qartë se qëllimi i tyre është bllokada dhe zgjedhjet e përsëritura. Siç ka thënë edhe vetë ai, synimi është të shkojnë deri te 80 deputetë”, ka shkruar Sadiku në Facebook.
Për këtë, ndaj Sadikut ka reaguar ish-deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi duke i thënë “edhe ty t’dul rend me mbrojt Sami Lushtakun a?”.
“Khuuuuu. Ermal Sadiku i ldk paska thone, Dejona po i sulmon figurat e luftes. Qyqe, edhe ty t’dul rend me mbrojt Sami Lushtakun a? Taman po mendoj qe s’keni ku me shku ma poshte, veq kur m’befasoni hala ma shume. Po gaboni mu ndal, dej n’fund qeshtu. Veç kallxone veten se na knaqet”, ka shkruar Matoshi në Facebook.