Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

‘Po ta donim aq shumë do ishim bashkë’ – Tim Shkupi për Bashkimin Kombëtar

Gazeta10
30 Janar 2024 - 23:33

Teologu nga Maqedonia e Veriut, Tim Shkupi mendon se shqiparët nuk e dëshirojnë Bashkimin Kombëtar.

Ai në emisin ‘Gallatë me Arben Ahmetin’, ka thënë se po të dëshironim Bashkimin Kombëtar, atëherë tashmë do të ishim të bashkuar.

Teologu nga Shkupi mendon se shqiparët kanë xhelozi të madhe mes vete dhe kjo nuk i lejon të ecin përpara, raporton gazeta10.

“Ne si popull kemi shumë gjëra pozitive, por kemi edhe disa gjëra që nuk edhe mund të mburremi. Ndonjëherë ne e kemi xhelozinë dhe zilinë, nuk mund t’ia durojmë suksesin e dikujt tjetër dhe pastaj gjejmë arsye tjera. Këtë duhet ta tejkalojmë ne si popull dhe të mos ta shfaqim tek njëri tjetrin. Nëse e dijmë të tejkalojmë këtë xhelozi atëherë do të bashkojmë edhe evropën e jo vetëm kufijtë e shqiptarëve”, ka thënë Shkupi. /Gazeta10/

Videon e plotë e gjeni me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.