
Sot në Radio 10, për herë të parë është transmetuar podcast i parë 10X10 që do vijë si produkt i rregullt i Radio 10 dhe Kanal10. Këtë e bëri të ditur drejtori i televizionit të gazetarëve Arben Ameti i cili ka informuar që podcastet e Radio 10 do të flasin personalitete të ndryshme për 10 tema te ndryshme, raporton Gazeta10.
Në podcastin e parë Ahmeti ka dhënë 10 arsye pse ai mendon se duhet të marrin pjesë qytetarët në tre marshet e organizuara, në SHBA, Prishtinë dhe Hagë.
“Ekipet e medias sonë do jemi në Hagë e Prishtinë dhe do përcjellim edhe marshin në SHBA”, ka shkuar Ahmeti në facebook.
Sipas tij drejtësia e vonuar eshtë drejtësi e mohuar. /Gazeta10/