Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Podujeva merr një vendim të rëndësishëm, ndalohet posedimi i telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit dhe mësimdhënësit

Gazeta10
24 January 2024 - 11:33

Kreu i  Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset shkollore.

Siç ka bërë të ditur ai, vendimi do të hyjë në fuqi nga data 1 shkurt.

“Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës.

Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar.

Vendimi hyn në fuqi nga data 1 shkurt 2024″ thuhet në njoftimin e kryetarit të Podujevës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.