Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Podujevë: Raportohet se tre persona se u helmuan nga amoniaku i frigoriferit

Gazeta10
31 October 2024 - 7:02

Tre persona dyshohet se janë helmuar nga amoniaku.

Rasti ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës në një lokal në qytetin e Podujevës.

Dyshohet se deri tek kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një frigoriferi.

Ata janë dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, bëjnë të ditur burimet e Klankosova.

“Tash për tash janë stabil plotësisht. Mirë është gjendja e tyre. I kanë bërë analizat e krejt çka është e nevojshme. Po observohen në QE”, tha ky burim.

Ai theksoi se këto helmime dinë të jenë goxha të rrezikshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.