Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia aksion tek një subjekt afarist në Gjilan, gjenden pjesë për automjete (prodhime serbe) pa dokumente

Gazeta10
04 Shkurt 2025 - 13:50

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kundërvajtjes doganore.
Policia njoftoi se kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren , ku pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara dje është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan.

Gjatë kontrollit të këtij subjekti janë gjetur mallra (pjesë të ndryshme të automjeteve), të gjitha prodhime serbe për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse.

Lidhur me rastin, mallrat janë sekuestruar deh dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.