Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia arreston dy persona në Leposaviq, u konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

Gazeta10
25 March 2023 - 10:10

Policia e Kosovës mbrëmjen e djeshme në Joshanicë të Leposaviqit ka arrestuar dy persona, njëri kosovar e tjetri shtetas i Serbisë.

Siç njofton Policia, kosovari me inicialet M.M viti i lindjes 2004 i janë gjetur katër paketime që dyshohet të jenë me lëndë narkotike të llojit marihuanë.

Ndërsa shtetasi serb me inicialet N.J viti i lindjes 2002 dyshohet të ketë qenë në përcjellje e bashkëpunim me drejtuesin që kryente transportin e lëndëve narkotike, transmeton Gazeta10.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar për 48 orë në mbajtje.

Postimi i plotë:

Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

Prishtinë, 25 mars 2023

Zyrtarë policorë nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare, më 24.03.2023, rreth orës 20:50, gjatë realizmit të detyrave, në fshatin Joshanicë të Leposavict, kanë ndaluar për kontroll dy vetura. Veturat drejtoheshin njëra nga një mashkull serb-kosovar dhe tjetra nga një serb i Serbisë.

veturën me targa kosovare, që drejtohej nga M.M., viti i lindjes 2004, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime që dyshohet të jenë me lëndë narkotike-marihuanë. Sasia e substancës së konfiskuar 4240 gramë.

Drejtuesi i veturës tjetër N.J., viti i lindjes 2002, mashkull shtetasi i Serbisë, dyshohet se ka qenë në përcjellje dhe bashkëpunim me drejtuesin e veturës që kryente transportin e lëndëve narkotike.

Për rastin është njoftuar Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Mitrovicë Veri, të cilët kanë dalë në vend-ngjarje. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me akt-vendim nga ai, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.