Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia arreston edhe një serb për sulm ndaj gazetarëve në veri

Gazeta10
19 June 2023 - 8:37

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e radhës për sulm ndaj gazetarëve në orët e hershme të mëngjesit, raporton Gazeta10.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i tij është bërë si rezultat i hetimeve dhe sigurimit të dëshmive se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj gazetarëve me 16 qershor.

“Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin e radhës për sulm ndaj gazetarëve Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve. Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia ka thënë se do të vazhdojnë angazhimin e tyre për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Pas këtij sulmi, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke kërkuar me urgjencë që t’u ofrohet siguri gazetarëve që po raportojnë nga atje.

Për këto raste, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona që kanë sulmuar gazetarët në Veri. Ai bëri publik edhe emrat e tyre – Nemanja Vllaskovic dhe Dalibor Spasic./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.