Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia arreston një person në Brezovicë, rrahu gruan dhe kanosi vjehrrin e tij

Gazeta10
29 August 2024 - 11:21

Policia e stacionit në Shtërpcë mesditën e djeshme ka pranuar informatën se në Brezovicë të Shtërpcës është një rast i dhunës në familje dhe kanosjes.

Policët e rendit dhe hetuesit policorë të Njësisë së Dhunës në Familje dolën në vendin e ngjarjes dhe arrestuan të dyshuarin, mashkull kosovar, 49-vjeçari cili në gjendje të dehur kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas kishte kanosur edhe babën e saj (vjehrrin).

Gjatë hetimit të rastit, policia ka pranuar informatën se vjehrri i të dyshuarit posedon armë zjarri dhe tek personi mashkull, kosovar, i moshës 73-vjeçar, është gjetur një pushkë gjysmë automatike me 10 fishekë.

Ndaj tij është iniciuar rasti ‘’Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armëve ‘’ dhe është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, i dyshuari për dhunë në familje dhe kanosje është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.