Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia bastis një shtëpi në Gllogoc, konfiskon 16 fishekë të kalibrave të ndryshëm

Gazeta10
14 November 2025 - 9:01

Një incident është raportuar të enjten në Gllogoc, ku një person dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një tjetër, i cili sipas informacioneve fillestare të Policisë, mund të ketë pasur edhe një armë të tipit pistoletë.

Sipas raportit 24-orësh, Policia ka reaguar menjëherë pas marrjes së informatës dhe ka arritur në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar dhe takuar të dyshuarin.

Me urdhër të prokurorit, është realizuar bastisja e shtëpisë së tij, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar 16 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor,  ndërsa në  konsultim e koordinim me prokurorin, rasti është në proces hetimor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.