
Zyrtarët policor, edhe të premten e kanë mbajtur të bllokuar argjendarinë “Baraku”, pronari i së cilës u arrestua dje për përfshirje në grabitjen në Suharekë, raporton Gazeta10.
Aksioni është kryer nga katër zyrtarë policorë, të cilët kanë larguar klientët që ndodheshin në lokal, dhe pastaj kanë arrestuar pronarin. Më pas është mbyllur argjendaria.
Përderisa një të dyshuarve për grabitje është vrarë, meqë ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë. Katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar, derisa një është arratisur./Gazeta10