Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Policia e Kosovës e cilëson si “tentim vrasje” plagosjen e djeshme në Shtërpcë

Gazeta10
07 January 2023 - 9:29

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh të ngjarjeve të datës 6 janar, përfshirë edhe incidentin e ndodhur në Shtërpcë ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj me armë zjarri. 

Rastin e kanë cilësuar si “tentim vrasje”, ndërkohë kanë treguar se personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit dhe se është konfiskuar edhe një revole, shkruan Gazeta10.

Për dy të plagosurit, Policia tregon se janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas raportit të mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. 

“TENTIM VRASJE Fsh. Gotovush, Shtërpcë 06.01.2022-14:20 Dy viktimat meshkuj kosovarë janë plagosur nga të shtënë me armë zjarri. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.