Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia e Kosovës edhe këtë vit pa uniforma të reja (VIDEO)

Gazeta10
08 October 2022 - 20:13

Raporti: Saranda Aliu

Janë të gatshëm ta mbajnë rendin dhe sigurinë por zyrtarëve policor shpesh kushtet po ua vështirsojnë punën.

Po bëhen disa vite që policët nuk marrë uniforma të reja.

“Disa projekte të caktuara përfshirë projektet për furnizim me jelek anti-plumb, uniforma të rregullta policore duke përfshi edhe mbathje, uniforma për njësi speciale për shkak të ankesave nga operatorët e ndryshëm ekonomik që parashihen sipas ligjeve në fuqi, kanë përfunduar në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe tani pas funksionalizimit të OSHP-së menjëherë kemi vazhduar tutje sipas ligjit të prokurimit” është thënë nga Policia e Kosovës.

Ish drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, duke folur për kushtet me të cilat punojnë ata tha se kjo është pasojë e ekzekutivit.

“Mungesa e uniformave është lidhur direkt me mosfunskionalizimin e deri para pak kohe me bordin e OSHP-së dhe mendoj se arsyetimit që qeveria e ka bërë gjatë kësaj kohe për mosfunksionalizimin e OSHP-së”, ka thënë ai ndër të tjera. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.