Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia e Kosovës me 10 kërkesa, në mesin e tyre edhe shtesa e rrezikshmërisë në punë

Gazeta10
03 October 2023 - 11:28

Anëtarja e Komisionit Hetimor për të Drejta të Njeriut, Ariana Musliu-Shoshi, ka njoftuar në facebook  se kanë pranuar një peticion nga Sindikata e Policisë së Kosovës, perms së cilit kërkohet përmirësim i kushteve të punës.

Ajo ka shkruar se peticionin e kanë nënshkruar 5623 pjesëtarë të Policisë, e në mesin e kërkesave janë shtesa e rrezikshmërisë në punë, shtesa për punë të veçantë, klasifikimi në koeficient për stafin civil, shujta mujore, shpërblimi për fund të vitit për përformancë të mirë, tri paga përcjellëse për të pensionuarit, zbritje e përvojës së punës, sigurim shëndetësor e jetësor dhe Ligji për pensionim në Polici.

Deputetja e PDK-së ka thënë se nëpërmjet votës, pushteti duhet të dëshmojë përkrahjen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.