Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia e Kosovës: Protestuesit gjuajtën gaz lotësjellës në Zveçan, iu përgjigjem me sprej

Gazeta10
29 May 2023 - 8:55

Protestat e paralajmëruara në katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok kanë nisur që më shumë se një orë. Atje janë vendosur një numër i madh ushtarëve të KFOR-it, teksa edhe Policia po ruan ndërtesat e komunave.

Në njoftimin e fundit të lëshuar nga Policia e Kosovës, thuhet se protestuesit kanë shfaqur dhunë dhe kanë hedhur gaz lotsjellës, duke tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës.

“Angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi sigurisë ndaj qytetarëve, liria e lëvizjes së lirë si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës.Sot, në veri të vendit është paralajmëruar të mbahen protesta/tubime, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare po kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe detyrave të përcaktuara sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi”, ka shkruar policia.

 Gjithashtu policia ka treguar se janë detyruar të përdorin mjete e ligjshme  si sprej për të ndaluar protestuesit si dhe për ta  vënë situatën nën kontroll

“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveqanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për tu futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdor mjetet e ligjshme si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontrollë.Protestat pran komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, ka shtuar policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.