
Policia e Kosovës para pak minutash ka larguar trupin e pajetë të personit i cili u gjet i vdekur tek ‘’Rruga C’’ në Prishtinë dhe dyshohet se është vrarë.
Viktima është gjetur pa shenja jetë në veturën e tij rreth orës 20:00, ndërsa policia e tërhoqi tani trupin për ta dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Zyrtarët policorë janë ende duke qëndruar në vendin e ngjarjes.
Pak më parë, për Gazetën10, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci tha se është gjetur një veturë e djegur e cila dyshohet të jetë e personave të dyshuar./Gazeta10