
Policia gjermane sot ka vrarë një 23- vjeçar nga Kosova, pasi i njëjtë dyshohet se ka vrarë me sëptatë një ukrainase.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lichtenberg, raporton Berliner Zeitung, transmeton Gazeta10.
Sipas policisë, ukrainasja nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes.
Në raportimin e gazetës, thuhet se dorasi vjen nga Kosova, teksa policia ende nuk ka mundur ta zbulojë raportin mes autorit dhe viktimës./Gazeta10

