Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia: I dyshuari nën kërcëninin e armës ia grabiti veturën një qytetari, iku në drejtim të Gurakocit

Gazeta10
07 August 2023 - 22:41

Policia në rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka gjetur veturën e braktisur të personit që dyshohet se ka kryer vrasjen që ndodhi në një lokal në Klinë.

Policia është në kërkim të të dyshuarit, dhe se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“I dyshuari ёshtё arratisur nё drejtim tё panjohur dhe gjatё arratisjes i dyshuari nёn kёrrcёnimin e armёs nga njё qytetar ka grabitur veturën dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit. Njёsitet relevante janё vёnё nё ndjekje tё personit tё dyshuar dhe me tё arritur nё fshatin Kosh-Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim policor. Me vendim tё prokurorit tё shtetit trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet ne institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion”, thuhet në njoftim.

Përmes komikatës për media, Policia ka dhënë edhe detaje të tjera.

“Më datë 07 gusht 2023, rreth orës 16:50, Policia është informuar se nё rrugën ‘Leonard Palucaj’ – Klinё, ka ndodhur njё gjuajtje me armё zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se njё person ёshtё plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti ёshtё dёrguar ne QKMF-Klinё, dhe mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, aty nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs”, thuhet në fund.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.