Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia jep detaje nga aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”

Gazeta10
10 July 2023 - 9:10

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ka ndodhur dje në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Sipas raportit 24 orësh thuhet se një kamion dhe një veturë me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti.

Ku si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një grua (pasagjere në veturë) si dhe lëndime trupore kanë pësuar disa tjerë.

“Autostrada Arbër Xhaferi-Bibaj, Ferizaj 09.07.2023-17:40. Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një person femër kosovare (pasagjere në veturë) si dhe lëndime trupore kanë pësuar disa tjerë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policorë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.