
Në Mitrovicë të Veriut, më saktësisht në “Lagjen e Boshnjakëve”, e banuar me popullatë multietnike, është dëgjuar dje një shpërthim.
Siç njofton Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, dyshohet se shpërthimi mund të jetë granatë dore.
“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, bëri të ditur Elshani.
Shpërthimi ka ngjarë mbrëmë rreth mesnatës dhe, fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëmtime të vogla të një automjeti./Gazeta10