Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia jep detaje për tentim grabitjen e automjetit për bartje të parave

Gazeta10
25 November 2025 - 13:11

Dy persona të maskuar e me armë zjarri tentuan të kryenin një grabitje ndaj një automjeti për bartje të parave. Policia ka njoftuar se ata nuk kanë arritur ta kryejnë veprën, duke thënë se në vendin e ngjarjes, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë është sekuestruar një predhë e armës së zjarrit.

Por nuk bëhet nëse të dyshuarit janë arrestuar apo janë arratisur.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë  24.11.2025 – 13:58. Raportohet se dy persona të maskuar me armë zjarri kanë tentuar të kryejnë grabitje të armatosur ndaj automjetit për bartje të parave, mirëpo nuk kishin arritur. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një predhë e armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raporton e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.