Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia jep detajet për të dyshuarin nga Peja që mbyti me veturë këmbësorin

Gazeta10
27 November 2023 - 10:50

 Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet që ndodhi mesnatën e së shtunës në Pejë.

Një i dyshuar goditi me veturë këmbësorin duke e lënë të vdekur. I dyshuari më pas u arratis në drejtim të panjohur, dhe ende nuk është kapur.

Bëhet fjalë për Aaron Rexhajn, 24-vjeçar, identiteti i të cilit u konfirmua edhe nga Policia, pasi i njëjti është shpallur në kërkim. Rexhaj është emër I njohur për organet e rendit, si pasojë e të kaluarës së tij kriminale.

Detajet e Policisë:

Viktima mashkull kosovar -këmbësor, ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që është goditur me veturën të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari kosovar, dhe i njëjti ishte larguar me veturë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njësitet policore gjatë hetimit kanë identifikuar të dyshuarin i cili gjendet në arrati, ndërsa vetura është gjetur dhe konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.