
Një rast i kontrabandimit me mallra është ndaluar dje në fshatin Kojush të Vërmicës.
Policia e Kosovës njoftuar se kanë ndaluar automjetin kombi (furgon), në të cilin janë gjetur një sasi e konsiderueshme e duhanit saktësisht 2 mijë e 390 kilogramë.
Vlera e këtij duhani shkon në 130.000 euro, e cila dyshohet se është sjellë nga Republika e Shqipërisë.
Rasti po vazhdon të hetohet.