Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e dy personave, ua publikon fotot

Gazeta10
20 March 2024 - 15:36

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e disa personave që po kërkohen si të dyshuar për një rast vjedhje që ka ndodhur në janar të këtij viti.

Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar foto të të dyshuarve, derisa ka kërkuar nga kushdo që ka informata që mund të çojnë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre.

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje që ka ndodhur në muajin janar të këtij viti. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.