Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Prizren

Gazeta10
04 January 2023 - 17:52

Policia e Kosovës përmes një njoftimin ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Prizren, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se personi në fjalë dyshohet për një rast vjedhje në rrugën Ekrem Rexha në Prizren.

Më tej, lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka bërë përpjkeje për lokalizimin e vendqëndrimit të të dyshuarit.

Tutje, në njoftim kërkohet nga qytetarët që nëse e shohin të dyshuarin në foto ta raportojnë në polici.

Këtu keni postimin e plotë:

“Kërkohet një i dyshuar për vjedhje

Prizren, 04 Janar 2023

Me date 27.12.2022 rreth orës 17:50 është iniciuar rast vjedhje, rasti ka ndodhur ne rrugën Ekrem Rexha Prizren, në Qendrën Tregtare “Abi Çarshia”.

Në rastin e raportuar ankuesi ka deklaruar se një personi I panjohur ia kishte marr parat nga kuleta e tij, gjithsej 420 (katërqind e njëzet) euro.

Lidhur me rastin policia ka siguruar video incizime dhe foto të dyshuarit që dyshohet që i ka vjedhë parat, janë bërë hetime te vazhdueshme për I identifikimin e personit të dyshuar.

Përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arrite që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të dyshuarit.

Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë .

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.