Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia konfirmon aksionin në Kaçanik: Po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë

Gazeta10
25 April 2025 - 8:51

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas Kelanit, detajet e këtij aksioni do të bëhen më vonë pas përfundimit të aksionit të policisë.

“Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani./GE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.