Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia konfiskon armë e fishekë në Zveçan e Zubin Potok

Gazeta10
27 July 2024 - 10:58

Policia e Kosovës ka konfiskuar armëmbajtje pa leje në veri të vendit, konkretisht në Zubin Potok e Zveçan.

Në Zubin Potok, në fshatin Varage e Poshtme një person është arrestuar nën dyshimin se deri sa është ndaluar në një pikë statike nga policia, i është gjetur një armë me gjashtë fishekë.

Arma u gjet brenda veturës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Kninska- Përkac”, në Zveçan.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari policia ka gjetur 121 fishekë.Municioni është konfiskuar ndërsa rastet janë iniciuar si armëmbajtje pa leje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.