
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndaluar dy shtetas serbë në Izvore të Zubin Potokut, pasi tentuan ta kalonin ilegalisht kufirin.
Personat e ndaluar janë intervistuar dhe pastaj janë liruar në procedurë të rregullt, shkruan Gazeta10
“Polica ka ndaluar automjetin citroen me drejtues mashkull K-Serb dhe pasagjeren femër K-serbe, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin e Serbisë – Republika Kosovës. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta10