Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia në Ferizaj gjatë një jave ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba dhe ka hequr 9 patentë-shoferë

Gazeta10
26 Gusht 2024 - 9:59

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën që lamë pas ka shqiptuar 1429 gjoba dhe ka hequr 9 patentë shoferë.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 37 aksidente.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 19-25/08/2024 ka shqiptuar 1429 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 9 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 37 aksidente, prej tyre :

– Aksidente me lëndime, 14

persona të lënduar, 19

– Aksidente me dëme materiale, 23″, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia Rajonale e Ferizajt fton  qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.