
Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka hequr 24 patentë shoferë vetëm brenda një jave, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet të ditura një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve.
Më tej, në njoftim bëhet e ditur se janë shqiptaur 1075 gjoba kundërvajtëse.
Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se nga data 02-08 Janar 2023 janë raportuar 41 aksidente.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“KOMUNIKATË PËR MEDIA
Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga data 02-08/Janar/2023 ka shqiptuar 1075 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 24 patentë shoferë, për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërsa, janë raportuar 41 aksidente, prej tyre:
– Aksidente me lëndime, 15
– Aksidente me dëme materiale, 26
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. / Gazeta10