Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia në Veri hap dyert për nxënësit, realizohet projekti “Rreze drite në emblemën time”

Gazeta10
05 September 2026 - 11:51

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Policia në Veri ka realizuar projektin “Rreze drite në emblemën time”, nën moton “Një rrugëtim i përbashkët, një mision i përhershëm”.

Në fokus të aktivitetit ishin fëmijët dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe komunitetit. Stacionet policore në veri hapën dyert për nxënësit e shkollave fillore, të cilët patën mundësi të njihen nga afër me hapësirat e Policisë, punën dhe përgjegjësitë e zyrtarëve policorë.

Sipas Policisë, aktivitete të tilla synojnë ndërtimin e besimit me komunitetin që nga mosha e hershme, si dhe krijimin e urave të reja të komunikimit dhe bashkëpunimit.

Në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë e Veriut, janë shpërndarë gjithashtu kartela identifikuese për anëtarët e Këshillave Lokale për Siguri Publike (KLSP), si dëshmi e bashkëpunimit dhe partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë dhe komunitetit.

“Policia dhe qytetarët – së bashku për një komunitet më të sigurt, me besim, respekt dhe bashkëpunim.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.