
Njësitet e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar aktualisht janë duke kryer kontrolle në dy lokacione.
Këtë për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ky operacion policor përfshin dy rajone, atë të Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës në veri.
Sipas Kelanit, operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municionit.
“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jug dhe DRP Mitrovicë veri.Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municionit.Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha Krelani./Gazeta10