Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia njofton përfundimin e protestave në veri, thotë se sulmet ndaj gazetarëve do të hetohen

Gazeta10
30 May 2023 - 19:15

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se në orët e pasdites, protestat pran objekteve të tri komunave në veri të vendit, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan kanë përfunduar, duke përjashtuar një numër të vogël të protestuesve që vazhdojnë të qëndrojnë pranë komunës së Leposaviqit.

Sipas PK-së, pengimi i gazetarëve në kryerje të detyrës, cenimi i shprehjes së lirë, pengimi i pasqyrimit të situatës reale, si dhe dëmtimi i automjeteve janë veprime kriminale, të cilat do të hetohen, njofton Klan Kosova.

“Sot, situata e sigurisë në veri të vendit ka qenë e brishtë, por kryesisht e qetë, përjashtuar në komunën e Leposaviqit ku kohë pas kohe është tensionuar, pasi protestuesit/grupet kriminale, kanë penguar dhe sulmuar me gjësende të ndryshme, të forta gazetarë të mediave të  ndryshme. Po ashtu edhe disa vetura të mediave, të cilat kanë qenë të parkuara në lokacione të ndryshme, janë sulmuar dhe dëmtuar nga mjetet e forta të hedhura brenda dhe jashtë veturave”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.