
Policia norvegjeze arrestoi një rus në aeroportin në qytetin arktik të Tromsoe dhe e akuzoi atë për drejtimin e një droni, duke shënuar arrestimin e dytë të tillë brenda një jave, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
Policia sekuestroi një sasi të madhe pajisjesh fotografike, duke përfshirë një dron dhe disa karta memorie, gjatë arrestimit të së premtes të 51-vjeçarit, i cili kishte pranuar se drejtonte një dron në Norvegji, tha policia.
Ligjet e sanksioneve ndalojnë kompanitë ose qytetarët rusë të operojnë avionë në Norvegji.
“Ndër materialet e sekuestruara që kemi shqyrtuar, kemi parë foto nga aeroporti në Kirkenes dhe foto të helikopterit Bell të forcave të mbrojtjes”, tha në një deklaratë prokurori i policisë Jacob Bergh.
Shërbimi i Sigurisë Policore Norvegjeze (PST) është përfshirë gjithashtu në këtë rast, tha Bergh.
Policia po kërkon një urdhër gjykate për ndalimin e burrit për një periudhë katër javore, thanë ata.
I akuzuari i tha policisë se ai hyri në Norvegji nëpërmjet pikës kufitare veriore të Storskog të enjten dhe ishte rrugës për në arkipelagun arktik të Svalbard. / Gazeta10