
Policia Ushtarake e FKS-së ka zhvilluar trajnime të përbashkëta me Ushtrinë Amerikane gjatë kësaj jave në Gjakovë, raporton Gazeta10.
Ky trajnim ka pasur në fokus përgatitjen e stafit të policisë për menaxhimin e robërve të luftës dhe kryesisht për detyrat e tyre si polic ushtarak.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Ushtrinë Amerikane, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është duke realizuar trajnimin e përbashkët me fokus, përgatitjen e pjesëtarëve në detyrat e policisë ushtarake: menaxhimi i robërve të luftës, gjuajtësit aktiv, rikonicion, patrullime dhe prita, eskalim i forcës, sigurim të konvojit, procedurat e arrestimit me rrezikshmëri të lartë, pika të kontrollit dhe bllokim të rrugëve.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Ushtria Amerikane në vazhdimësi ka kontribuar në përgatitjen ushtarake profesionale të personelit të FSK-së, duke krijuar kështu standarde të njëjta me vendet partnere, me qëllim të ndërveprueshmërisë me aleatët./Gazeta10