
Policia e Kosovës ka vendosur shirita tek zyret e Komisionit Komunal Zgjedhor të Veriut të Mitrovicës.
Është raportuar se pas qëndrimit disa minutësh të pjestarëve të EULEX-it tek zyrat e KKZ-së, ka arritur edhe Policia e Kosovës, e cila ka vendosur shirita në vendngjarje.
Shpërthime në veri kanë ndodhur përgjatë të martës së 6 dhjetorit, tek zyret e lartëcekura, Tre Rrokaqiejt dhe njëherit, edhe tek Kodra e Minatorëve.
Policia e Kosovës njoftoi më herët të martën se nga shpërthimet, nuk pati të lënduar./Dukagjini
