Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia zvicerane “në dijeni” të raportimeve për kërcënim ndaj ambasadave serbe

Gazeta10
21 August 2024 - 22:09

Ditëve të fundit, disa ambasada të Serbisë nëpër Evropë është raportuar se kanë pranuar mesazhe kërcënuese përmes e-mailit.

Veç ambasadave në Austri dhe Gjermani, kërcënime raportohet se kanë marrë edhe aeroporti në Beograd, Qendra për Politikë të Sigurisë në Beograd, sipas deklarimeve të aktorëve politikë në Serbi.

Ambasadori serb në Vjenë ka folur për “Kosovo Onllajn” mbi “rrezikun e një sulmi terrorist”, raporton media zvicerane “Blick.ch”.

Ndërkaq, kërcënuesi thuhet se është Denis Krasniqi (26 vjeç) nga Zvicra. Sipas ministrit të brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, prindërit e tij janë nga Kosova.

Ministri ka thënë se informatat mbi të dyshuarin për kërcënim i kanë marrë nga Gjermania dhe Zvicra.

“Blick” ka dërguar pyetje në Zyrën Federale të Policisë së Zvicrës (Fedpol), e cila ka konfirmuar se është në dijeni për rastin.

“Për shkak të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave, ne nuk komentojmë mbi raste apo persona individualë”, ka thënë “Fedpol”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.