
Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se ajo dje ka marrë kërcënime, të cilat u janë drejtuar fëmijëve të saj.
Ajo ka akuzuar se përgjegjësia për një gjë të tillë bie pikërisht mbi presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
“Kam një tjetër njoftim për publikun: prej dje nuk më erdhën kërcënime vetëm mua, por edhe fëmijëve të mi.” – u shpreh ajo në një postim në rrjetin social Twitter.
Trajkoviq është shprehur se lokacioni i kërcënuesve është identifikuar.
Trajkoviq fajësoi Vuçiqin edhe gjatë ditës së djeshme për orkestrimin e një fushate në televizionet serbe që e kishte për qëllim të diskreditonte atë në sytë e popullit serb./Gazeta10