
Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, është duke u zhvilluar debat i ashpër rreth situatës në veri.
Komentorët politik Halil Matoshi dhe Blerim Gashi janë ‘përplasur’ rreth veprimeve qeveritare në veri, përderisa ky i fundit ka lavdëruar veprimet qeveritare në atë pjesë të Kosovës, Matoshi ka hedh kritika për politikën kosovare.
Blerim Gashi ka thënë se në aspektin e sigurisë institucionet e Kosovës duket që janë duke e bërë punën e tyre.
“Në teren kemi fitore kemi fitore të jashtëzakonshme të Republikës, jo të shqiptarëve kundër serbëve, ngase ne nuk i kemi serbët në veri armik të kësja Republike, nuk duhet ti shohim ashtu”, ka thënë Gashi.
Matoshi me këtë rast ka pyetur Gashin se a ka ndonjë projekt Qeveria se çka me bë në veri.
“Unë isha pajtuar deri diku se ja ka vlejtur përdorimi i aparatit shtetërorë legal, nëse politika do t’iu shkonte veprimeve prapa. Por, politikisht hesht si peshku në Prishtinë dhe përdore policinë në një rajon të Kosovës, kjo e dëmton vetë esencën e shtetit tënd”, ka thënë Matoshi. /GAZETA10/