Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Politiko me Kushtrim Sadikun kudo – Prezantohet promo e re e realizuar në Prishtinë, Shkup, Tiranë dhe Bruksel  

Gazeta10
28 November 2023 - 20:27

Në festën e 28 Nëntorit, sonte është promovuar promo e re e emisionit më të shikuar, “Politiko me Kushtrim Sadikun”, emisionit që tash e sa vite, në mënyrë ekskluzive sjell para opinionit publik ngjarjet më të rëndësishme nga aktualiteti politik në vend dhe proceset integruese, euro-atlantike.

I udhëhequr nga gazetari me përvojë 20 vjeçare, Kushtrim Sadiku, “Politiko” është bërë adresë e opinionit publik si tribunë ku trajtohen, shtjellohen, analizohen dhe nxjerrën përfundimi mbi proceset dhe çështjet me rëndësi nacionale, rajonale dhe globale.

Kështu, në orarin e njëjtë të transmetimit, “Politiko”, nga e hëna deri në të ënjten për çdo ditë vjen në ekranet e televizionit të gazetarëve, Kanal10, duke filluar nga ora 20:20.

Me analistët e rregullt dhe mysafirët e ftuar, nën moderimin e gazetarit  Kushtrim Sadiku “Politiko” vazhdon rrugëtimin e pandalshëm të tij. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.