
Klubi i basketbollit Ponte Prizreni ka zyrtarizuar blerjen e radhës, pas fillimit të kampionatit të basketbollit në Kosovë, raporton Gazeta10.
Bëhet fjalë për basketbollit Dee Franklin, i cili edhe para dy viteve ka qenë pjesë e klubit prizrenas.
30 vjeçari i gjate 1.97 cm që rikthehet te Prizreni pas dy viteve së fundmi ishte pjesë e skuadrës Hamar në Islandë dhe ishte njëri nga lojtarët më të dalluar të elitës së basketbollit islandez me mesatare prej 26.3 pikëve e 7.7 kërcime.
Dee Franklin pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës së Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, ku Ponte Prizreni përballet me Pejën.
Ponte Prizreni e ka nisur me humbje edicionin e ri në elitën e basketbollit kosovar, pasi u mposht nga Trepça me shifrat 89-61. /Gazeta10/